Mesfushori kosovar dridh rrjetën në Superligën e Zvicrës, Rrudhani

0%

Mesfushori kosovar, Donat Rrudhani, po vazhdon me paraqitje të mira në elitën e futbollit zviceran, duke shënuar për të dytën ndeshje radhazi. Futbollisti i Sionit kësaj radhe realizoi një gol spektakolar, pasi goditi fuqishëm me vollej nga distanca dhe e la portierin kundërshtar pa asnjë mundësi për të reaguar.

Rrudhani duket se po kalon një periudhë të mirë të sezonit, teksa golat e fundit po i japin edhe më shumë besim në fushë. Paraqitjet e tij mund t’i hapin derën edhe për një rikthim te Kombëtarja e Kosovës, sidomos nëse vazhdon me këtë ritëm.

Emri i Rrudhanit ka qenë në listën e gjerë të “Dardanëve”, ndërsa forma e fundit mund ta bëjë atë sërish një alternativë për përzgjedhësin Franco Foda. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com