Hendboll – Kosova U18 përfundon Evropianin

0%

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar të dielën paraqitjen në “Men’s 18 EHF Championship II” në Telavi të Gjeorgjisë. Kosova u përball me Belgjikën në ndeshjen për vendin e tretë, por pësoi humbje , duke e mbyllur garën në pozitën e katërt. Kjo ishte ndeshja e gjashtë për djelmoshat kosovarë në këtë Evropian, që përbëri një përvojë të rëndësishme për zhvillimin e tyre.

Ndërkohë, aktivitetet ndërkombëtare vazhdojnë për hendbollin kosovar, pasi së shpejti pritet grumbullimi i Kombëtareve seniore për pjesëmarrjen historike në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” në Itali.

Burimi: Bota Sot