Serzh Tabeku pretendon se Tirana i detyrohet 44 mijë e 500 euro nga sezoni i kaluar. Bardheblutë ndërkohë kanë hedhur poshtë çdo gjë, ndërsa ishte “Panorama Sport” që zbuloi dokumentet. Tabeku çuditi dje duke u rikthyer në Qipro. 29-vjeçari i është bashkuar modestëve të Krasava në elitë. Sulmuesi nga Kameruni ishte nga më të spikaturit dhe të paguarit e Tiranës në edicionin e kaluar.
Me kontratën e firmosur për një sezon nis një eksperiencë e re, por në Qipro ku ka luajtur më parë. Nga ana e tij apo Tiranës nuk ka pasur reagim zyrtar. Fakt është se palët vendosën të ndajnë rrugët, ndërsa mungesa e tij në fillimin e përgatitjeve raportohej për arsye shëndetësore.
