Barcelona është gati të ndërmarrë hapin e radhës për transferimin e Rodrit në “Camp Nou” . Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi katalanas ka gati një ofertë të re që pritet t’i dërgohet zyrtarisht drejtuesve të Manchester City-t.
Propozimi i ri pritet të ketë një shifër më të kënaqëshme, pasi oferta e parë e Barcelonës, e cila kapte vlerën e një paketë rreth 50 milionë euro, u refuzua nga “Qytetarët”. Pavarësisht refuzimit të ofertës së parë, bisedimet mes palëve vijojnë ende.
Barcelona mbetet plotësisht e sigurt në këtë operacion pas lëvizjes vendimtare të Rodrit, i cili i ka bërë të qartë Manchester City-t se dëshiron vetëm kalimin te Barça.
