U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri dy ditë më parë, GJKKO lë në

0%

Është mbajtur në GJKKO seanca ndaj kolumbianit Saimir Rosales Rodriguez, 53 vjeç, i dënuar me 14 vite burg për laboratorin e kokainës në Frakull. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, Rodriguez u la në arrest me burg nga GJKKO. 53-vjeçari u ekstradua nga Kolumbia dhe mbërriti në Shqipëri të enjten në mbrëmje.

Rodriguez është një nga trafikantët e përfshirë në dosjen e Frakullës, i njohur ndryshe si “Kimisti”, i cili pas operacionit antikokainë kishte arritur të largohej nga Shqipëria.

Burimi: Bota Sot