Tre zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor pasi janë sulmuar në dy raste të ndara në Vushtrri dhe Skenderaj, ndërsa dy persona janë arrestuar. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur të premten në Vushtrri, rreth orës . I dyshuari, gjatë arrestimit, dyshohet se ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë. Si pasojë, dy prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti gjatë arrestimit ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë. Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkaq, një rast tjetër është regjistruar në Skenderaj rreth orës .
Policia ka bërë të ditur se një person është arrestuar pasi dyshohet se nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas i ka sulmuar fizikisht ata. Nga ky incident është lënduar një polic, i cili ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
