Revolucioni i Ancelottit sapo ka nisur/ 10 talentet që do të

0%

Zhoao Pedro dhe Estevao janë vetëm dy nga dhjetë futbollistët e rinj që pritet të kenë një rol kyç në projektin e ri të trajnerit Karlo Ançeloti, teksa Brazili synon të rikthehet në majën e futbollit botëror pas zhgënjimit në Kupën e Botës 2026, që u zhvillua në Meksikë, SHBA dhe Kanada. Botërori 2026 përfundoi shumë shpejt për pesë herë kampionët e botës.

Brazili nuk arriti të kualifikohej në çerekfinale për herë të parë që nga viti 1990 (edhe pse këtë herë turneu kishte një raund shtesë). Vendi i 11- të në renditjen përfundimtare ishte një nga paraqitjet më të dobëta në historinë e “Seleçao”, duke barazuar rezultatin e vitit 1966 dhe duke qenë më i mirë vetëm se vendi i 14-të i vitit 1934.

Për këtë arsye, vëmendja është zhvendosur tashmë te Botërori 2030, ku Brazili synon të rindërtojë skuadrën dhe të luftojë seriozisht për yllin e gjashtë në fanellë. Cikli i ri do të nisë me dy ndeshje miqësore ndaj Australisë, më 25 shtator në Taunsvill dhe më 29 shtator në Brisbane, ndërsa më 3 tetor brazilianët do të përballen me Indinë në Kolkata.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Teksa revolucioni i Ançelotit sapo ka nisur, FIFA ka përzgjedhur 10 lojtarë të moshës 25 vjeç ose më të rinj, të cilët munguan në Botërorin e Amerikës së Veriut për arsye të ndryshme, por që kanë debutuar tashmë me kombëtaren dhe konsiderohen pjesë e rëndësishme e së ardhmes së Brazilit. Estevao 19-vjeçari është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit brazilian.

Ai ishte kthyer në një pjesë të rëndësishme të planeve të Ançelotit, por një dëmtim në kofshë e la jashtë Botërorit 2026. Sulmuesi i krahut të djathtë mund të luajë edhe në qendër si organizator, ndërsa te Chelsea pritet të ketë gjithnjë e më shumë hapësira. Me Brazilin ka shënuar 5 gola në 11 ndeshje dhe konsiderohet një nga shtyllat e skuadrës së re.

Vitor Reis Qendërmbrojtësi 20-vjeçar spikati gjatë huazimit te Girona, pavarësisht rënies së skuadrës nga La Liga. Tashmë është rikthyer te Mançester Siti, ku synon të fi tojë më shumë minuta. Ai ishte pjesë e listës paraprake me 55 lojtarë të Ançelotit për Botërorin dhe shihet si lideri i ardhshëm i mbrojtjes braziliane.

Kaiki Bruno Pas një sezoni shumë të mirë me Kruzeiron, mbrojtësi i majtë u grumbullua në miqësoret e marsit dhe debutoi ndaj Kroacisë, por nuk arriti të futej në listën përfundimtare të Botërorit. 23-vjeçari do të luajë këtë sezon te Komo në Serie A, nën drejtimin e Çesk Fabregas.

Ai konsiderohet mbrojtësi i majtë më premtues i Brazilit dhe pritet të ndjekë gjurmët e legjendave si Roberto Karlos dhe Marcelo. Uesli Një nga favoritët e Ançelotit, Uesli u dëmtua në ndeshjen e fundit përgatitore dhe humbi Botërorin. 22-vjeçari i Romës luan kryesisht si mbrojtës i djathtë, edhe pse është përdorur edhe në krahun e majtë të mesfushës.

Me tetë ndeshje për kombëtaren që prej vitit 2025, ai konsiderohet zgjedhja ideale për këtë pozicion deri në vitin 2030. Andrej Santos Mesfushori, i transferuar së fundmi te Mançester Junajtid, humbi terren para Botërorit për shkak të mungesës së minutave te Çelsi. 22-vjeçari është një mesfushor “box-to-box”, që kombinon forcën fizike me cilësitë teknike të një organizatori.

Ai ka zhvilluar 6 ndeshje me kombëtaren dhe konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të mesfushës braziliane. Zhoao Pedro Një nga mungesat më surprizuese në listën përfundimtare të Ançelotit. Sulmuesi zhvilloi një sezon fantastik me Çelsin, duke realizuar 20 gola, 15 prej tyre në Premier League.

Ai shtoi edhe 3 gola në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025, duke ndihmuar londinezët të fitonin trofeun. Megjithëse ende nuk ka shënuar në tetë paraqitje me Brazilin, 24-vjeçari konsiderohet një nga sulmuesit më të kompletuar të brezit të ri, falë aftësisë për të shënuar dhe për të krijuar raste për shokët.

Zhoao Gomes Pas tre sezonesh të plota në Premier League, mesfushori 25-vjeçar është konsoliduar në futbollin anglez. Pasi spikati te Uolves, ai është transferuar tek Aston Vila dhe pritet të bëhet një nga liderët e mesfushës braziliane. Dinamizmi dhe aftësitë mbrojtëse e bëjnë një profil ideal për ekipin e Ançelotit.

Kaio Zhorzh Golashënuesi më i mirë i kampionatit brazilian në vitin 2025 ka vetëm një ndeshje me kombëtaren, por ishte pjesë e listës paraprake të Botërorit. Sulmuesi i Kruzeiros mund të luajë si qendërsulmues klasik ose si “9-sh fals”, ndërsa dallohet edhe për presionin e vazhdueshëm ndaj kundërshtarit dhe kontributin në fazën mbrojtëse.

Vitor Rokue Sulmuesi i Palmeiras ka kaluar tashmë një karrierë të pasur, megjithëse në vitin 2030 do të jetë vetëm 25 vjeç. Pas eksperiencave te Atletiko Paranaense, Barcelona dhe Real Betis, ai është rikthyer në Brazil, ku ka rigjetur formën e tij më të mirë. Një dëmtim e privoi nga Botërori 2026, por ai mbetet pjesë e planeve të Ançelotit.

Igor Zhezus Në fundin e vitit 2024 ishte titullar i Brazilit në eliminatoret e Botërorit, por pas transferimit te Notingham Forest ka luajtur vetëm 10 minuta me kombëtaren. 25-vjeçari realizoi 16 gola në sezonin e tij të parë në Angli, shtatë prej tyre në UEFA Europa League, duke u shndërruar në një nga sulmuesit më të rëndësishëm të skuadrës angleze.

Me fizikun imponues dhe cilësitë teknike, Igor Zhezus konsiderohet një alternativë shumë e vlefshme për sulmin e Brazilit në rrugën drejt Botërorit 2030.

Burimi: Bota Sot