Për gjashtë muaj u shpenzua vetëm 18 për qind e buxhetit për projekte

0%

Shpërndaje në: Shkaku i krizës politike, në pjesën më të madhe të gjashtë muajve të parë të vitit, qeveria ka funksionuar me ministra në detyrë. Kjo është përcjellë me performancë të ulët në realizimin e buxhetit për projekte kapitale.

Raporti i qeverisë tregon se nga rreth 720 milionë euro të parapara në këtë kategori, deri në fund të qershorit janë shpenzuar vetëm 130 milionë euro Rezana Bozhlani Në gjashtë muajt e parë të vitit, Ministria e Shëndetësisë ka harxhuar vetëm 1 për qind të buxhetit të shpenzimeve kapitale, të planifikuar për 2026-n.

Nga projektet më të mëdha të planifikuara është ndërtimi i Spitalit në Ferizaj. Mbështetur në raportin e qeverisë për të hyrat dhe shpenzimet, progresi në këtë projekt ka qenë zero për qind. Njohësi i politikave shëndetësore, Bujar Vitija, thotë se pasojat e mungesës së ndërtimit të spitalit janë duke i ndier pacientët nga rajoni i Ferizajt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ndërtesa aktuale e Spitalit të Ferizajt i plotëson kushtet minimale, për të mos thënë se nuk i plotëson fare për të qenë spital. Është shumë e rëndësishme që në ndërtesën e re të vazhdohen punimet nga Ministria e Shëndetësisë, meqë tanimë veç është dhënë edhe tenderi për t’i vazhduar punimet”, ka vlerësuar Vitija.

Edhe Arbëri 20 pri 2026 Si hyri Kosova në aventurën e “këmbimit” të territoreve? Shkallë të ulët realizimi kanë treguar edhe njësitë e tjera buxhetore. Raporti për shpenzimet, i miratuar nga Qeveria, e që i referohet periudhës janar-qershor, tregon se shpenzimet për investime kapitale kanë rënë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Për 19 ministritë buxheti i planifikuar ka qenë rreth 720 milionë euro, ndërsa në gjashtë muajt e parë janë shpenzuar vetëm 130 milionë euro. Kjo tregon se buxheti u shpenzua në shkallën 18 për qind. Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, ka vlerësuar se është për shqetësim shkalla e realizimit të buxhetit.

“Është shumë shqetësuese sepse mjetet të cilat janë paraparë për projekte kapitale, janë mjete të cilat ndihmojnë drejtpërdrejt biznesin tonë dhe janë infuzion edhe për biznesin por edhe për ekonominë e vendit, sepse ndikojnë në një rritje më të fortë ekonomike, ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies sociale për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Rafuna.

Mjetet që nuk shpenzohen gjatë vitit në projekte kapitale, rikthehen në buxhetin e shtetit dhe më pas qeveria vendos për rishpërndarjen në vitin pasues. Tek i është referuar kësaj, Rafuna ka thënë se kjo është e padobishme për ekonominë.

Edhe Arbëri 16 pri 2026 MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar “Nuk është e drejtë sepse kjo paraqet totalisht joseriozitet, joprofesionalizëm, dhe për më shumë atëherë pse na u dashka të përgatisim buxhetin, nëse fillojmë me mosimplementimin e projekteve të caktuara ose me lëvizjen e projekteve nëpër zona të tjera.” Komunat kanë treguar performancë më të lartë krahasuar me ministritë.

Ato kanë realizuar 36.9% të buxhetit për projektet kapitale deri në qershor. Nga 252.5 milionë euro të planifikuara, janë shpenzuar rreth 93 milionë euro.

Burimi: Koha