Para false në TEB Bank – pesë kartëmonedha nga 100 euro “bien” në

0%

Trendi i parave të falsifikuara ka ‘lulëzuar’ në Kosovë për një kohë të gjatë, ku qindra e mijëra euro false janë vënë përditë në qarkullim. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedhat metalike që më së shumti dalin false janë 1 dhe 2 euro, si dhe kartëmonedhat 50 e 100 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është raportuar në Prishtinë, pasi pesë kartëmonedha prej 100 eurosh kanë rezultuar të dyshimta gjatë verifikimit në TEB Bank. Sinjali mëson se rasti është raportuar në Polici më 7 gusht, rreth orës , nga një punonjës i bankës në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjatë numërimit të parave përmes aparatit për verifikim, pesë kartëmonedha nga 100 euro, në vlerë totale prej 500 eurosh, kanë rezultuar të dyshimta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti është denoncuar në Stacionin Policor, ndërsa kartëmonedhat janë sekuestruar nga njësia e krim-teknikës dhe do të dërgohen për ekzaminim, për të konstatuar nëse bëhet fjalë për para të falsifikuara. Për rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare e Departamentit për Krime të Rënda, e cila ka udhëzuar që të iniciohet rasti “Falsifikim i parasë”.

Hetimet pritet të zbardhin origjinën e kartëmonedhave dhe mënyrën se si ato kanë përfunduar në qarkullim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com