“Albin Kurti, nuk ka frikë dhe nuk e mban pushtetin me forcën

0%

Një grup në Facebook, i njohur si Autochthonous, ka reaguar në mbështetje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke rikujtuar përballjet e tij me policinë serbe, UNMIK-un, EULEX-in dhe institucionet e Kosovës gjatë periudhave të ndryshme politike.

Në reagim thuhet se Kurti ka qenë në ballë të protestave edhe në periudha kur policia serbe përdorte dhunë ndaj demonstruesve, ndërsa përmenden edhe angazhimet e tij në periudhën kur nga zyra e Adem Demaçit përfaqësohej politikisht UÇK-ja në arenën ndërkombëtare.

Sipas këtij grupi, Kurti është arrestuar, rrahur dhe sulmuar disa herë, përfshirë edhe pas lirimit nga burgjet serbe, kur ndaj tij kanë vepruar pjesëtarë të UNMIK-ut dhe EULEX-it. Në reagim pretendohet gjithashtu se ai është përballur me arrestime edhe gjatë kohës kur ishte në opozitë, duke përfshirë një operacion të madh policor në zyrat e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kuptojeni që një njeri i tillë nuk ka frikë. Nuk ka as pasuri, por ka diçka shumë më të madhe, dashurinë e njerëzve dhe bindjen çelik që Kosova të jetë sovrane e demokratike njëherë e mirë”, thuhet në reagim. Grupi Autochthonous vlerëson se Kurti nuk e përdor pushtetin përmes forcës policore dhe nuk arreston kundërshtarët politikë për veprime opozitare.

Madje, sipas tyre, ai ka kërkuar edhe lirimin e kundërshtarëve politikë kur këta kanë ndërmarrë aksione simbolike. Në fund të reagimit, grupi kritikon edhe ata që, sipas tij, pushtetin e kanë parë kryesisht si mjet për pasurim personal, duke e vendosur këtë në kontrast me atë që e cilëson si bindjen e Kurtit për shtetin, ushtrinë, sovranitetin dhe Republikën e Kosovës.

Burimi: Bota Sot