Chelsea pa respekt ndaj Milanit

0%

Në miqësoren e luajtur në Jakarta në Indonezi, Chelsea fitoi ndaj Milanit me rezultatin 3:0. Chelsea e drejtuar nga Xabi Alonso, e nisi me këtë formacion titullar: (4-2-3-1): Sánchez; Palestra, W. Fofana, Acheampong, Hato; Caicedo, Lavia; Pedro Neto, Palmer, Welbeck; João Pedro Milan i drejtuar nga Ruben Amorim, e nisi me këtë formacion titullar (3-4-2-1): Torriani; F.

Terracciano, De Winter, Pavloviq; Chukëueze, Modrić, Comotto, Estupiñán; Loftus-Cheek, Leão; Camarda. Coach: Amorim Sfida u zhbllokua në fund të pjesës së parë, ku pas një krosimi të Mosies Caicedo nga këndi, ishte Joao Pedro që shënoi me kokë. Chelsea e nisi shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin sërish me Joao Pedro, pas një krosimi të Pedro Neto.

Në minutën e 51-të, ishte radha e Mosies Caicedo për të shënuar një gol fantastik me një goditje jashtë zonës pas krosimit të Romeo Lavia nga këndi. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga të dy trajnerët respektiv. Miqësorja e radhës për Milanin do të jetë pas një jave ndaj Manchester United.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Chelsea luan nesër ndaj Johor dhe pas një jave ndaj Real Sociedad.

Burimi: Bota Sot