Zyrtare/ Marash Kumbulla i bashkohet Ivan Balliut te Rayo Vallecano

0%

Marash Kumbulla do të vazhdojë aventurën e tij në kampionatin spanjoll. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare është zyrtarisht pjesë e Rayo Vallecanos ku do të gjejë një tjetër mbrojtës kuqezi, Ivan Balliu. Skuadra madrilene bëri të ditur arritjen e marrëveshjes me Romën për transferimin e 26 vjeçarit në Madrid në formë huazimi deri në përfundim të sezonit 2026/2027.

Marash Kumbulla ishte edhe në shënjestrën e disa klubeve të tjerë të La Liga si Levante dhe Elche, por në fund zgjodhi të luajë për skuadrën e drejtuar nga Beñat San José. Futbollisti i kombëtares shqiptare e nisi karrierën e tij te Verona duke tërhequr vëmendjen e Romës që e bleu në verën e 2020 për më shumë se 25 milionë euro.

Tashmë në moshën 26 vjeçare, Kumbulla është në kontratën e tij të katër të huazimit pas atyre me Sassuolon në 2023-24, Espanyol në 2024-25 dhe Mallorca në 2025-26. Versionin më të mirë të tij, Kumbulla e shfaqi pikërisht në sezonin 2024-2025 me skuadrën e Espanyolit të trajnerit Manolo Gonzalez me të cilin vazhdon të jetë në kontakt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me skuadrën katalanase, Kumbulla u aktivizua për 2976 minuta në La Liga që do të thotë se ka luajtur në 35 ndeshje, 34 nga të cilat si titullar dhe shënoi edhe 3 gola.

Burimi: Bota Sot