Zjarret e qëllimshme dëmtojnë tokën bujqësore

0%

Aty ku pak javë më parë valëvitej buka e sivjetme, në vend që toka të marrë frymë për një proces të ri prodhimi, ajo po mbulohet nga tymi dhe zjarret, një dukuri kjo që po përsëritet çdo sezon pas korrje-shirjeve.

Ndonëse ndezja e qëllimshme e zjarreve përbën vepër penale dhe paraqet rrezik, përfshirë edhe fuqinë prodhuese të tokës bujqësore, autorët në shumë raste mbeten pa u përballur me përgjegjësinë para ligjit. “Të digjen këto hamullore të themi në 40 gradë maksimumi po e lëmë, është e pamundshme pa qenë një shkaktar, nuk e kap logjika, po është faktori njeri.

Ajo pronë është e dikujt, ai e bën një herë po e bën tri herë mandej, ne intervenojmë, ai e bën tri herë mandej dhe është fakt”, ka thënë Florim Ajeti, zjarrfikës. “Në këtë periudhë kohore, pas korrje shirjeve, paraqiten probleme të mëdha. Bujq të pandërgjegjshëm po i ndezin arat e tyre duke e asgjësuar kualitetin e tokës për sezonin e ri të mbjelljeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dje e kishim një zjarr të madh në një parcelë disa hektarëshe, ndërsa kjo është parcela e parë e cila ndizet çdo vit. Lartësia e flakëve ishte e madhe dhe që ka mundur të rrezikoj edhe zonën industriale deri në magjistrale ku ka biznese të shumta me vlera milionëshe”, ka thënë Glegorije Maksimovic, zyrtar për veprim emergjent në Graçanicë.

Nga këndvështrimi i ekspertëve të bujqësisë, djegia e qëllimshme shkatërron deri në 90% të mikroflorës aktive në shtresën sipërfaqësore të tokës. Për më tepër, retë e dendura të tymit çlirojnë sasi masive të monoksidit të karbonit, duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin publik dhe sigurinë në akset rrugore nacionale përreth.

“Kosova realisht nuk ka nevojë për tokë të djegur, nëse ne e djegim nuk ka mikroorganizma, nuk ka kush e zbërthen plehun që e qesim në vjeshtë, nuk ka më në tokë efekt biologjik. Ko është e dëmshme, nuk ka më asnjë avantazh ka vetëm disavantazhe.

Po edhe kaliumi dhe fosfori që digjen dhe mbeten në hi nuk kanë më vlerë nutritive, pra krijon vetëm disavantazhe, Unë rekomandoj, po e përsëris, vetëm përmbysjen e hamujve ”, tha profesori Imer Rusinovci. Përtej rrezikut të menjëhershëm të zjarrit, shifrat shkencore zbulojnë një tjetër katastrofë të heshtur për tokën bujqësore.

Nxehtësia nga djegia e kashtës depërton në tokë duke ngritur temperaturën e saj në rreth 42°C, gjë që mbyt mikroorganizmat e dobishëm deri në 2.5 centimetra thellësi, veprim ky që eliminon lëndët organike që do të shndërroheshin në ushqim për kulturën vijuese, duke rritur varësinë e bujqve nga plehrat artificiale dhe duke i renditur këto zjarre si kontribuuesin e tretë kryesor të ndotjes së ajrit.

Burimi: Bota Sot