Me largimin e Rodrit drejt Barcelonës, gjithnjë e më pranë, Manchester City ka nisur kërkimet për zëvendësuesin e mesfushorit spanjoll. Fillimisht, anglezët u interesuan për talentin 19-vjeçar të Lille, Ayoub Bouaddi, i cili spikati në Botërorin e Klubeve.
Megjithatë, presidenti i klubit francez, Olivier Létang, nuk dëshiron ta shesë, pavarësisht dëshirës së lojtarit për të bërë hapin e madh.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, objektivi kryesor i City tani është mesfushori argjentinas i Chelsea, Enzo Fernández. 25-vjeçari, i cili në të kaluarën është përfolur edhe për një kalim te Real Madridi, vlerësohet shumë nga trajneri Enzo Maresca, me të cilin ka ndërtuar një marrëdhënie të shkëlqyer te Chelsea. Megjithatë, operacioni pritet të jetë shumë i vështirë.
Enzo Fernández ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2032, ndërsa klubi londinez ka bërë të qartë se do ta lejojë të largohet vetëm për një ofertë që kalon 100 milionë eurot.
