Man City refuzon ofertën e Barcelonës për Rodrin, ia tregon çmimin që

0%

Klubi anglez, Manchester City thuhet se ka refuzuar ofertën fillestare të Barcelonës prej gati 50 milionë eurosh për nënshkrimin e Rodrit. Sipas Daily Mail , City e konsideruar atë ofertë plotësisht të pamjaftueshme dhe po kërkojnë një tarifë prej 70 milionë eurosh për yllin spanjoll.

Ndërkohë, gjigantët katalunas, të cilët tashmë kanë rënë dakord për një marrëveshje të plotë mbi kushtet personale me fituesin e Kupës së Botës me Spanjën, po përgatisin një ofertë të përmirësuar. 🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: Manchester City reject £40M bid for Rodri.

Read more ⤵️ — Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 7, 2026 Me 30-vjeçarin që ëndërron vetëm një transferim te Barça, pasi refuzoi Real Madridin, kampionët e La Ligës po punojnë për të gjetur një zgjidhje të ndërmjetme në negociatat me gjigantët e Ligës Premier.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këshilla e tij duhet të dëgjohet: Zbulohet kush e bindi Rodrin të refuzojë Real Madridin dhe të pranojë ofertën e Barcelonës Brenda kampit të Barçës ekziston besimi se një marrëveshje do të materializohet shpejt. Fituesi i Topit të Artë të Kupës së Botës 2026 ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me Barçën, gjatë së cilës ai mund të fitojë një pagë neto prej 15 milionë eurosh.

Burimi: Telegrafi