Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të mbahet pas përfundimit të afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
Në një komunikatë të publikuar në rrjetin social Facebook, LDK i ka bërë thirrje subjektit të parë parlamentar që të mundësojë mbajtjen e seancës sonte dhe përmbylljen e procesit brenda afatit kushtetues.
“Prandaj, LDK i bën thirrje subjektit të parë parlamentar që, në përmbushje të përgjegjësive që i takojnë në këtë proces, të mundësojë mbajtjen e seancës së konstituimit sonte dhe përmbylljen e këtij procesi brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
Mosthirrja e vazhdimit të seancës sonte, brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, u pamundëson deputetëve ushtrimin e mandatit të tyre në përmbushje të obligimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ashtu siç është përcaktuar me aktgjykimin e muajit qershor 2025”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
PDK: Kurti po vendos interesin partiak mbi Kushtetutën, s’do të qëndrojmë duarkryq Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon nesër në ora Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
