Kosova e shpall person të padëshiruar drejtorin e Telekomit të

0%

Drejtori i Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq, është shpallur person i padëshiruar në Kosovë. Xhelal Sveçla, ministër në detyrë i Punëve të Brendshme, ka njoftuar për shpalljen e Luçiqit “person non grata”.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se askush nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës dhe të veprojë apo të deklarohet kundër rendit tonë kushtetues, sovranitetit dhe integritetit territorial. “Nuk do të tolerojmë promovimin apo mbështetjen e politikave që cenojnë autoritetin e institucioneve tona dhe vënë në pikëpyetje shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye, bazuar në deklaratat publike të shefit të Telekomit të Serbisë, Vladimir Lučić, kam marrë vendim që ai të shpallet person i padëshirueshëm (non grata) në Republikën e Kosovës, me ndalim të përhershëm të hyrjes, qëndrimit dhe kalimit transit në territorin e Republikës së Kosovës”- ka shkruar ai në Facebook.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kosova, ka thënë më tej Sveçla, është shtet i pavarur dhe sovran dhe do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Sveçla ka publikuar edhe vendimin, sipas të cilit, Luçiqit i ndalohet përgjithmonë hyrja, kalimi transit dhe qëndrimi në territorin e Republikës së Kosovës.

Në vendim thuhet se Luçiqi përmes deklaratave publike ka shpërfaqur qëndrime që cenojnë drejtpërdrejt sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Burimi: Kallxo