Hoti akuzon LVV-në për shantazh, thotë se duhet gatishmëri për

0%

Shpërndaje në: Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shantazh me zgjedhje të jashtëzakonshme. Ai ka thënë se LDK-ja është e gatshme të ndihmojë në formimin e institucioneve, por se kjo arrihet me gatishmëri për kompromis. “Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve.

Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis. Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Burimi: Koha