Partia Demokratike e Kosovës ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin se si parti do të ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Kosovës. Kështu është përgjigjur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, pasi ky i fundit ftoi sërish krerët e partive për bisedime për presidentin.
“Qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës e kemi bërë të qartë në takimin e 10 korrikut 2026 dhe në përgjigjen tonë më . Për shkak të dallimeve tona programore dhe konceptuale, Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Aty do ta japim kontributin tonë për forcimin e demokracisë, mbrojtjen e interesit shtetëror dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve”- thuhet në letrën e Hamzës. Tutje Hamza ka kërkuar që sot, më , të ndërmerren hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit, teksa shton se PDK-ja do të jap kontributin e saj në këtë drejtim.
“Nga ju kërkojmë që sot, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, të ndërmerrni hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja. Partia Demokratike e Kosovës do të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit t Republikës së Kosovës”- është shprehur Hamza.
Në seacën konstituive më , deputetët kanë dhënë betimin si përfaqësues të popullit në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri në detyrë i Kosovës, për bisedime për presidentin, kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, gjatë seancën konstitutive.
“Zgjedhjet e 7 qershorit na u shkaktuan sepse në prill nuk u zgjodh presidenti, ne duam të ecim përpara bashkërisht, por na duhet dakordimi sa më i gjerë për presidentin unifikues, ashtu siç e kërkon kushtetutshmëria për të cilën u betuam sot” – u shpreh Kurti.
Kurti shtoi se konstituimi i kësaj radhe nuk bën të jetë sërish drejt edhe një shpërndarje të Kuvendit dhe të shkohet përsëri zgjedhjeve të parakohshme e të paarsyeshme. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, konstitutive të Kuvendit u shpreh se “kjo është shenjë e mungesës së seriozitetit”.
Ai shtoi se seanca u thirr në ditën e fundit, “në fund dalin mbajnë fjalime politike, abuzojnë edhe me pozitën e kryesuesit, e në vend të propozimit të emrit nuk konstituohet Kuvendi”. Deputeti i zgjedhur nga radhët e AAK-së, kjo është “tendencë e rrezikshme” dhe “vjedhje kohe për pazare politike”. Kurse deputeti i zgjedhur nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj afati kushtetues.
“Vendimi i Kushtetueses, thotë se brenda 30 ditësh që të formohet Kuvendi. Çdo veprim tjetër na shtyn në krizë institucionale. Të presim sot a ka ndonjë lëvizje apo takim” – tha deputeti i LDK-së.. Seanca mbahet në një kohë kur partitë parlamentare ende nuk kanë arritur një marrëveshje politike për zgjedhjen e Presidentit/es të Kosovës.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar tri takime konsultative, por pa arritur kompromis. Me konstituimin e Kuvendit të Kosovës nis automatikisht afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e Presidentit ose Presidentes së Republikës.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të , Lëvizja Vetëvendosje u rendit e para me 47.13% të votave, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës fitoi 19.44% të votave dhe 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 16.69% dhe 18 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës siguroi 6.74% të votave dhe shtatë ulëse.
Nga 20 vendet e garantuara për komunitetet joshumicë, nëntë mandate i takojnë Listës Serbe dhe një Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Partia Demokratike Turke e Kosovës ka fituar dy mandate, ndërsa nga një mandat kanë siguruar Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjve për Integrim (PSA), Koalicioni VAKAT, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Partia Liberale Egjiptiane, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat dhe Partia e Bashkuar e Goranëve.
