Gashi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës më

0%

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi njofton se ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës. “Sot, në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjet në fuqi, nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më .

Pres nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve i Bërvenicës dhe të gjitha organet e angazhuara për zbatimin e këtij vendimi, ta zhvillojnë procesin zgjedhor me profesionalizëm, paanshmëri dhe në respekt të plotë të ligjit dhe procedurave.

U bëj thirrje të gjithë kandidatëve dhe subjekteve politike që fushatën ta zhvillojnë me dinjitet, duke garuar me programe, ide dhe vizion për zhvillimin e komunës, e jo me gjuhë përçarëse apo veprime që cenojnë besimin e qytetarëve në procesin demokratik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qytetarët e Bërvenicës i ftoj që të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike me përgjegjësi, duke kontribuar në një proces të qetë, të rregullt dhe kredibil që do e përcaktojë drejtimin e ardhshëm të komunës së tyre. Jam i bindur se këto zgjedhje do të dëshmojnë pjekurinë demokratike të institucioneve dhe të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Gashit.

Burimi: Telegrafi