Vllaznia dhe Apolonia, nesër në fushë për ndeshjet e dyta

0%

Vllaznia dhe Apolonia do të zbresin nesër në fushë për sfidat e fundit të minigrupeve të raundit të dytë të UEFA Women’s Champions League, ku do të kërkojnë fitoren që mban gjallë shpresat për të vijuar rrugëtimin europian. Dy skuadrat shqiptare nuk arritën të siguronin një vend në finalet e grupeve, por ende kanë një objektiv për të arritur.

Nëse triumfojnë në ndeshjet e nesërme, Vllaznia dhe Apolonia do të kualifikohen në raundin e parë të UEFA Women’s Europa Cup. Shkodranet do të përballen me Apollon Limassol në Qipro, në një takim që nis në orën . Ndërkohë, Apolonia do të sfidojë portugezet e Torreense, me ndeshjen e planifikuar për në orën .

Dy ekipet shqiptare të vajzave do të synojnë ta mbyllin këtë fazë me një rezultat pozitiv, që do t’u siguronte vazhdimësinë në Europë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot