Goditje e rëndë për Kristjan Asllanin

0%

Kristjan Asllani duket se do ta ketë shumë të vështirë të gjejë një sistemim të ri në këtë sezon, pasi nuk gjen skuadra të gatshme për t’u hapur dyert mesfushorit të Kombëtares shqiptare. E fundit që i ka thënë “jo” një transferimi të mundshëm të tij është skuadra e Al Itihad në Arabinë Saudite.

Asllani i ishte ofruar klubit saudit nga Interi, që kërkonte të transferonte Musa Diabi në radhët e tij. Asllani u mendua disa ditë para se të thoshte “po” për një hipotezë të tillë, por duket jo edhe aq shpejt sa për të bindur arabët. mediat italiane kanë bërë të ditur se Al Itihad nuk e sheh si prioritet Asllanin ndaj nuk ka pranuar që ta ketë atë pjesë të një “pakete” të mundshme për të transferuar Diabi tek Interi.

Kjo vështirëson lëvizjen e mesfushorit nga Interi, që kërkon me çdo kusht ta shesë pasi Kristian Kivu nuk e sheh pjesë të palëve të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot