Nëntë persona janë lënduar nga një aksident në komunikacion në Korenicë të Gjakovës. Spitali i Gjakovës ka dhënë detaje rreth gjendjes së të lënduarve. Rreth orës , në Shërbimin Emergjent të Spitalit janë pranuar 9 pacientë të lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion, të ndodhur në fshatin Korenicë, Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete.
Menjëherë pas pranimit janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore, përfshirë ekzaminimet imazherike (RTG dhe CT), analizat laboratorike, si dhe konsultimet nga specialistët përkatës. Gjendja e të gjithë pacientëve është stabile.
Pas ekzaminimit dhe trajtimit: * 5 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor. * 4 pacientë, pas marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor, janë liruar për trajtim në shtëpi. Të gjithë pacientëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor në përputhje me gjendjen e tyre klinike.
Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të vozisin me kujdes. Respektimi i rregullave të komunikacionit është mënyra më e mirë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin tuaj, të familjeve tuaja dhe të të gjithë qytetarëve.
