Real Madridi huazon talentin Franco Mastantuono te Fiorentina, argjentinasi largohet për një sezon Real Madridi dhe Fiorentina kanë konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen për huazimin e sulmuesit anësor, Franco Mastantuono, te klubi italian për sezonin 2026/27.
Talenti argjentinas 18-vjeçar do të qëndrojë në Firence deri më , përpara se të rikthehet te gjiganti spanjoll, ku ka kontratë afatgjatë. Mastantuono iu bashkua Real Madridit nga River Plate në gusht të vitit 2025, duke nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare që skadon në vitin 2031.
Franco Mastantuono entra a far parte della nostra Storia💜⚜️ pic.twitter.com/3UlfSNUFa9 — ACF Fiorentina (@acffiorentina) August 7, 2026 Ai mbërriti në Spanjë si një prej talenteve më premtues të futbollit argjentinas, pasi kishte tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij te klubi nga Buenos Aires.
Sezonin e parë me fanellën e “Los Blancos”, Mastantuono pati një rol të rëndësishëm për moshën e tij. Ai zhvilloi 35 paraqitje në të gjitha garat dhe realizoi tre gola. Në La Liga, argjentinasi luajti 23 ndeshje, prej të cilave 11 si titullar, duke u përshtatur gradualisht me ritmin e futbollit evropian dhe kërkesat e një klubi si Real Madridi.
Huazimi te Fiorentina shihet si një hap i rëndësishëm në zhvillimin e tij, pasi do t’i japë mundësinë të fitojë më shumë minuta dhe përvojë në një kampionat të fortë si Serie A.
Klubi madrilen vazhdon ta konsiderojë Mastantuonon si një investim për të ardhmen dhe shpreson që aventura në Itali ta ndihmojë argjentinasin të rikthehet më i pjekur dhe më i gatshëm për të luftuar për një vend në formacionin e parë të Real Madridit./ Telegrafi
