Dy raste të personave të zhdukur janë raportuar në Policinë e Kosovës, në Malishevë dhe në rajonin e Gjilanit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Malishevë, më 6 gusht rreth orës , një burrë ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
Një rast i ngjashëm është raportuar edhe në rajonin e Gjilanit. Sipas Policisë, ankuesi ka deklaruar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti në Gjilan është evidentuar më 2 gusht, ndërsa në raportin policor nuk janë dhënë detaje për kohën e saktë të incidentit.
Policia nuk ka bërë të ditura të dhëna të tjera për identitetin apo vendndodhjen e vajzave, ndërsa të dyja rastet mbeten nën hetime.
