Deputetët e PDK-së mblidhen sonte në Kuvend

0%

Shpërndaje në: Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhen sonte në Kuvend, vetëm pak orë para skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e legjislaturës së 11-të, ka mësuar KOHA.

Mbledhja e grupit parlamentar të PDK-së vjen pasi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, caktoi vazhdimin e seancës për nesër, pavarësisht kërkesave që ajo të mbahej brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Më herët, edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Albena Reshitaj, u bëri thirrje deputetëve që të shkojnë në sallë sonte.

Burimi: Koha