Shpërndaje në: Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka nisur largimin nga tregu të nëntë produkteve të qumështit që sipas gjetjeve përmbajnë yndyrë me origjinë bimore, vaj palme dhe vaj kokosi.
Ndërsa siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) për produktet e kompanisë “Abrazen – Vita” inspektimet ende janë duke vazhduar.
Ky aksion u ndërmor me urdhrin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) Për verifikimin e zbatimit të këtij vendimi, IQMT-ja ka nisur gjatë pasdites inspektime në marketet e kategorisë B dhe C, me qëllim identifikimin dhe largimin e produkteve nga ekspozimi dhe shitja.
Sipas njoftimit, produktet e kompanive “Drena” SHPK, “Bylmeti KS” SHPK, “Koral Dayri” SHPK, “Magic Ice Joint Stock” Sh.A., “Opatija Comerc” SHPK, Qumështorja “Aldi”, “Gexha” SHPK, “ABI” SHPK dhe “Natyra-G” SHPK duhet të tërhiqen menjëherë nga tregu. “Ndërkohë, për produktet e kompanisë “Abrazen – Vita”, procesi i inspektimit ende është në zhvillim”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, subjektet e përfshira në këtë masë janë urdhëruar të ndërpresin menjëherë përpunimin dhe paketimin e produkteve që përmbajnë yndyrë me origjinë bimore, si dhe të largojnë nga ekspozimi dhe shitja të gjitha produktet kompozite të përfshira në vendim.
Edhe Arbëri 8 pri 2026 LDK-ja kundër Projektligjit për çmimet tavan MINTI ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e zbatimit të këtyre masave në të gjithë territorin e Kosovës dhe se ndaj çdo subjekti që nuk respekton urdhëresat e institucioneve kompetente do të ndërmerren veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi.
Sipas ministrisë, këto masa synojnë mbrojtjen e konsumatorëve, garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurimin e një tregu të drejtë dhe të sigurt.
Në një konferencë për media më 4 gusht, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, teksa prezantoi të dhënat e AUV-it, ka thënë se shumë produkte për të cilat kompanitë kanë deklaruar se përmbajnë qumësht të freskët, kanë rezultuar se kanë edhe përbërës të tjerë, si vaj palme, apo qumësht pluhur. Përbërës të tillë janë konstatuar në 93 mostra prej 495 sosh që gjatë një aksioni i ka marrë AUV-i.
Këtu u përfshi edhe “Vita”. “Vita” i pati kontestuar këto gjetje.
