Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi kryeministër në detyrë, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, përmes së cilës i ka përsëritur ofertën politike për të tejkaluar bllokadën rreth konstituimit të institucioneve dhe zgjedhjes së presidentit të ri.
Për të shmangur çuarjen e vendit në zgjedhje të reja parlamentare, Kurti i ka propozuar PDK-së një “rokadë” të posteve drejtuese në Kuvend. Ai ka ofruar pozicionin e kryetarit të Kuvendit për PDK-në, me kushtin që deputetët e PDK-së të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të Republikës.
“Për qëndrimin tuaj në sallë dhe për pjesëmarrje në votimin për President/e të ri/e të Republikës jemi të gatshëm që ta bëjmë rokadën e nënkryetarit/es suaj të Kuvendit me kryetarin/en e Kuvendit nga ne.
Ky do të ishte një kontribut i juaji me përfitim për PDK-në: udhëheqjen e njërës nga tri pozitat e larta politike shtetërore në Republikën e Kosovës”- shkruan në letrën e Kurtit, të cilën e ka siguruar KALLXO.com.
Sipas Kurtit, ky hap do të garantonte përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe do të evitonte një palë zgjedhje të panevojshme, të cilat do të ishin të dëmshme si për buxhetin e shtetit, ashtu edhe për ekonominë e vendit. Ai e ka përmbyllur letrën duke përsëritur gatishmërinë për t’u takuar me kryetarin e PDK-së në çdo moment që ky i fundit e vlerëson të përshtatshëm.
Reagimi i Kurtit vjen pasi Hamza refuzoi ftesën për takim përballë dhe konfirmoi qëndrimin se PDK-ja do të mbetet në opozitë. Në letrën e tij, kreu i LVV-së shpreh keqardhje për refuzimin e dialogut të drejtpërdrejtë. “Më duhet ta pranoj se nuk po e kuptoj pse të mos takohemi dhe t’i bisedojmë shumë gjëra shtruar për hir të institucioneve të Republikës dhe interesit të qytetarëve.
Komunikimi ynë duhet të jetë politik e kolegial nga afër dhe jo vetëm zyrtar e me letra nga larg”- shkruan në letër. PDK ka mbledhur grupin parlamentar në Kuvend pasiqë për nesër, më , në ora , është caktuar të mbahet seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës — gjë që sipas tyre është në kundërshtim me rendin kushtetues. Kështu ka njoftuar administrata e Kuvendit.
“Të shtunën, më , në orën , vazhdon seanca konstituive e Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”- thuhet në njoftimin e Kuvendit, edhe pse sot në mesnatë përfundon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Në rend dite, sipas njoftimin, është zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca për konstituimin e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kosovës nisi të enjten, , por, pas betimit të deputetëve, me kërkesë të kryeministrin në detyrë, Albin Kurtit, seanca u shty. Kurti kërkoi kohë shtesë për bisedime me partitë politike për zgjedhjen e presidentit.
