Trump pritet ta mbështesë Vance-in në garën presidenciale të vitit

0%

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thuhet se në një takim privat me donatorët ka shprehur dëshirën që zëvendëspresidenti J.D. Vance të jetë kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Sipas raportimit të Washington Post, Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale u ka thënë donatorëve: “Në fund të fundit, ne duhet ta zgjedhim Jay-n”, duke iu referuar Vance.

Burime të cituara nga media amerikane bëjnë të ditur se presidenti amerikan e ka vendosur privatisht Vance-in si pasardhësin e tij në Partinë Republikane, megjithëse ende nuk është përcaktuar se kur ai do ta shpallë kandidaturën apo kur Trump do ta bëjë publike mbështetjen e tij.

Megjithatë, disa këshilltarë dhe aleatë të Trumpit kanë shprehur dyshime se vendimi është përfundimtar, duke theksuar se ai shpesh ndryshon qëndrimet e tij dhe u jep mesazhe të ndryshme personave të ndryshëm. Deklaratat e raportuara bien ndesh me qëndrimet publike të Trumpit në muajt e fundit, kur ai kishte inkurajuar konkurrencën mes J.D.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vance dhe Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, për nominimin republikan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com