Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë të shtunën vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i lartë ukrainas për agjencinë AFP, i cili e cilësoi vizitën si një mesazh simbolik në një kohë kur Serbia vazhdon të ruajë marrëdhënie të ngushta me Rusinë, pavarësisht synimit të saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi agjendën e vizitës apo takimet që Zelenskyy pritet të zhvillojë gjatë qëndrimit në Beograd. Vizita vjen në një periudhë të ndjeshme diplomatike, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon dhe raportet mes Serbisë dhe Rusisë mbeten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
