Franco Mastantuono është pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij. Talenti argjentinas, përforcimi më i bujshëm i merkatos së Fiorentinës këtë verë, pritet të zbarkojë në Firencë rreth orës .
Pasi u finalizuan detajet e fundit të marrëveshjes me Real Madridin, futbollisti i lindur në vitin 2007 është gati të veshë fanellën vjollcë dhe të nisë aventurën e tij në futbollin italian. Mastantuono do të jetë i pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen miqësore të Fiorentinës ndaj Deportivo La Coruña-s, ku do të ketë mundësinë të takojë edhe shokët e rinj të skuadrës.
Sipas medieve italiane, kontrollet mjekësore do të zhvillohen të premten në mëngjes, ndërsa më pas pritet të vijë edhe firma zyrtare në kontratën që do ta bëjë lojtar të Fiorentinës. Klubi vjollcë beson shumë te potenciali i 19-vjeçarit argjentinas, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit të Amerikës së Jugut dhe një investim i rëndësishëm për të ardhmen.
