Gjinovci reagon ashpër ndaj mediave, sugjeron pyetje për Hamzën dhe

0%

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër ndaj mediave në Kosovë, duke i akuzuar gazetarët se nuk po i sfidojnë politikanët me pyetje kritike gjatë deklaratave publike.

Në një postim në rrjetet sociale, ai komentoi deklaratat e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, lidhur me takimet politike, duke thënë se askush nuk e pyeti se si mund të deklarojë se një takim është “pa përmbajtje” pa ndodhur ende. “Kosova s’ka asnjë gazetar. Del Bedri Hamza, zero sfidim. Tha s’ka nevojë mu taku pa përmbajtje. Qysh munësh me ditë që takimi është pa përmbajtje pa ndodhë?

”, shkroi Gjinovci. Ai kritikoi edhe deputetin e AAK-së, Besnik Tahiri, për deklaratat drejtuar kryeministrit në detyrë Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit, duke kujtuar se partia e Tahirit kishte refuzuar takime të tilla politike. “Del Besnik Tahiri i thotë kryeministrit pse s’je taku me partitë për me zgjidhë çështjen e presidentit, partia e tij i ka refuzu takimet”, shtoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjinovci e përmbylli reagimin me një kritikë të përgjithshme ndaj mediave, duke thënë se po të kishte vetëm një gazetar që do t’i bënte këto pyetje, politikanët nuk do të mund të jepnin deklarata të tilla pa u përballur me kundërpyetje. Shkrimi i plotë (pa ndërhyrje): Kosova s’ka asnji gazetar – Del Bedri Hamza, zero sfidim. Tha s’ka nevojë mu taku pa permbajtje .

Qysh munësh me ditë që takimi është pa përmbajtje pa ndodhë? Mazallah me ja bo dikush këtë pytje. – Del Besnik Tahiri i thotë kryeminiatrit pse s’je taku me partitë për me zgjidhë çështjen e presidentit, partia e tij i ka refuzu takimet. Mazallah me ja bo pytjen najkush. Veç nji gazetar me pasë Kosova, s’kishin mujtë me u thanë këto gjana pa asnji pytje mbas

Burimi: Bota Sot