Haziri: Takimet do të vazhdojnë 24/7 për një marrëveshje me LVV-në

0%

Shpërndaje në: Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, para se të nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ka folur për negociatat që ky subjekt politik po i zhvillon me Lëvizjen Vetëvendosje për një marrëveshje qeverisëse.

Ndonëse tri takime kanë përfunduar pa marrëveshje, Haziri ka deklaruar se takimet do të vazhdojnë në çdo kohë dhe do të punohet 24/7 për të arritur një gjë të tillë. “Duhet të normalizohet jeta në Kosovë, të punohet në mënyrë më agresive, në një agjendë më zhvillimore dhe që Kosovës i jep mundësi. Takimet janë të hapura, do të vazhdojnë në çdo kohë.

Nuk ka orar determinues dhe 24/7 do të punohet për të arritur këtë qëllim. Krejt në fund është vullnet politik”, ka thënë Haziri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha