Policia gjen kokainë, hashash dhe ekstazi në Qendrën e Paraburgimit

0%

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje () gjatë një kontrolli rutinë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ka gjetur 1.2 gramë kokainë, 0.7 gramë ekstazi dhe tri qese me 32.4 gram hashash. Sipas njoftimit, substanca e dyshuar është sekuestruar nga njësitë përkatëse hetimore. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet ende nën hetime.

Burimi: Kallxo