Mesfushori brazilian Bruno Guimaraes ka përfunduar me sukses testet mjekësore te Arsenali dhe tashmë ndodhet vetëm një hap larg zyrtarizimit të transferimit nga Newcastle United. Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i njohur, Fabrizio Romano, sipas të cilit 28-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me klubin londinez.
Arsenali ka arritur marrëveshje me Newcastle për një shumë prej rreth 87 milionë eurosh (75 milionë funte), duke realizuar një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere në Ligën Premier. 🚨🔴⚪️ Bruno Guimarães has completed his medical at Arsenal ahead of signing a four year contract at the club.
Mikel Arteta already spoke to Bruno today, excited to welcome him as Arteta wanted Guimarães for years… and now he’s joining. £75m move, to be announced soon. pic.twitter.com/gwATauTS7g — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 5, 2026 Trajneri Mikel Arteta ka qenë prej kohësh një admirues i Guimaraes dhe e ka pasur brazilianin në listën e dëshirave për disa sezone.
Sipas raportimeve, tekniku spanjoll ka zhvilluar biseda direkte me lojtarin dhe e sheh atë si një element kyç për të forcuar mesfushën e Arsenalit në sezonin e ri. Guimaraes pritet t’i shtojë cilësi, eksperiencë dhe ekuilibër repartit të mesfushës, falë aftësisë së tij për të organizuar lojën, fituar duelet dhe kontribuar në të dyja fazat e lojës.
Ardhja e tij konsiderohet një sinjal i qartë i ambicieve të Arsenalit për të luftuar për trofetë në Angli dhe në Evropë. Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet në orët ose ditët në vijim, me Guimaraes që do të jetë një nga përforcimet më të rëndësishme të “Topçinjve” për sezonin 2026/27.
