A e njihni? Aktori i preferuar turk është transformuar krejtësisht

0%

Aktori i njohur turk, Çağatay Ulusoy, është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për një projekt të ri artistik, por për ndryshimin e dukshëm në pamjen e tij. Ulusoy është fotografuar nga një admirues gjatë qëndrimit në Türkbükü të Bodrumit.

Në fotografinë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ai shihet me mjekër të gjatë dhe me disa kilogramë më shumë, duke u shfaqur ndryshe nga imazhi me të cilin publiku është mësuar. Pamja e re ka nxitur reagime të shumta nga fansat, të cilët po spekulojnë nëse transformimi lidhet me përgatitjet për ndonjë rol të ri.

Më herët ishte raportuar se aktori mund të kishte shtuar në peshë për personazhin e Eşref Tekut, por deri më tani ai nuk ka konfirmuar zyrtarisht nëse ndryshimi fizik është bërë për arsye profesionale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com