Ekskluzive | 34-vjeçari që humbi jetën në Pejë është djali i rapsodit

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Zhul Selmani”. Në lidhje me këtë Sinjali raportoi ekskluzivisht ku 34-vjeçari Arjanit Çetaj ka humbur jetën. Sinjali mëson nga burimet e tij se i riu është djali i rapsodit të njohur Hasan Çetaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e 34-vjeçarit. Për momentin nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti, ndërsa organet kompetente kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ekskluzive | Ngjarje e rëndë në Pejë: 34-vjeçari gjendet pa shenja jete në rrugën “Zhuj Selmani” Sinjali do t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet dhe detajet zyrtare sapo ato të bëhen të ditura. Ekskluzive | Ky është 34-vjeçari gjendet pa shenja jete në Pejë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com