Kurti: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për presidentin çon

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për media pas ndërprerjes së seancës së konstituimit të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës. Kurti ka deklaruar se çdo përpjekje për konstituimin e Kuvendit pa një marrëveshje paraprake për çështjen e presidentit do të çonte drejt një situate të re politike dhe mundësisë së shpërndarjes së Kuvendit.

“Çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje paraprakisht për çështjen e presidentit do të ishte parapërgatitje për shpërndarjen e Kuvendit. Dhënia e mundësisë për dialog politik për të arritur marrëveshje është e vetmja mënyrë për konstituimin e institucioneve tona ”, ka thënë Kurti.

Ai ka kërkuar kohë shtesë për diskutime ndërmjet partive politike, duke theksuar se institucionet duhet të formohen vetëm pasi të arrihet një dakordim për pozitën e presidentit. “Na duhet të marrim kohë shtesë për diskutim dhe vetëm atëherë kur të kemi arritur dakordime për çështjen e presidentit të konstituohen institucionet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Herën e kaluar e pamë që pa gjetur zgjidhje për presidentin pati vështirësi”, është shprehur ai. Kurti ka bërë të ditur se është i gatshëm të vazhdojë komunikimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndërsa u ka bërë thirrje për takim edhe liderëve të partive të tjera.

“I bëj thirrje kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjinit, por edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të takohemi dhe të bisedojmë” , ka deklaruar Kurti. Sipas tij, nëse kryetari i Kuvendit dhe qeveria janë përgjegjësi e shumicës parlamentare, çështja e presidentit duhet të trajtohet si përgjegjësi më e gjerë politike.

“Presidenti është përgjegjësi edhe e AAK-së edhe e LDK-së” , ka theksuar Kurti. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com