Zhvillime të reja rreth Vinicius: Braziliani fshin të gjitha postimet

0%

Situata rreth së ardhmes së Vinicius Junior ka marrë një kthesë të re, pasi sulmuesi brazilian ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram, vetëm pak orë pasi zhvilloi një takim me drejtuesit e Real Madridit për rinovimin e kontratës.

Sipas raportimeve, Real Madridi i ka paraqitur 25-vjeçarit një ofertë të përmirësuar, ndërsa negociatat për vazhdimin e bashkëpunimit kanë hyrë në një fazë vendimtare. Megjithatë, palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje, pasi dallimet mbeten kryesisht te paga dhe të drejtat e imazhit.

Pas takimit me përfaqësuesit e lojtarit, Vinicius bëri një veprim që ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale. Ai hoqi foton e profilit dhe fshiu të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram, e cila ndiqet nga rreth 64 milionë persona. 🚨 BREAKING: Vinicius Jr REMOVED ALL posts and his profile picture from IG. pic.twitter.com/5A7iCz6XZ2 — Madrid Zone (@theMadridZone) August 5, 2026 Braziliani nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë veprim, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Disa tifozë të Real Madridit e shohin këtë si një sinjal të mundshëm të largimit, ndërsa të tjerë besojnë se mund të jetë pjesë e një fushate marketingu para njoftimit të kontratës së re.

Edhe pse ende nuk ka marrëveshje, Perez i bindur që Vinicius do ta nënshkruajë kontratën e re Interesi i Arsenalit për Viniciusin mbetet i fortë dhe mediat angleze raportojnë se klubi londinez po e ndjek nga afër situatën, me shpresën se mund të përfitojë nëse bisedimet me Real Madridin dështojnë.

Edhe pse ende nuk ka marrëveshje, Perez i bindur që Vinicius do ta nënshkruajë kontratën e re telegrafi.com Megjithatë, raportimet e fundit nga Spanja vazhdojnë të sugjerojnë se klubi madrilen mbetet optimist për arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa negociatat pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Burimi: Telegrafi