Gashi: Nëse LDK-ja insiston për postin e presidentit, situata

0%

Analisti politik Dardan Gashi ka deklaruar se insistimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të marrë postin e presidentit do ta komplikonte edhe më tej situatën politike në vend.

Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Gashi ka thënë se çështja e presidentit ka qenë një nga arsyet kryesore që Kosova ka shkuar në zgjedhje, ndërsa ka vlerësuar se LDK-ja mund të jetë subjekti që do të duhet të bëjë një lëshim. “Nëse LDK-ja insiston në marrjen e presidentit, e komplikon shumë situatën, sepse për këtë arsye kemi shkuar në zgjedhje.

Kurti nuk ka dashur ta ndajë këtë pushtet me askënd, as me LDK-në, as me PDK-në dhe as me askënd tjetër”, ka deklaruar Gashi. Gruda: PDK-ja nuk është penduar për bojkotimin e takimit me Kurtin Sipas tij, nuk pret që lëshimi të vijë nga Lëvizja Vetëvendosje, por nga LDK-ja. “Besoj që LDK-ja mund të bëjë një lëshim dhe jo Vetëvendosja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

As nuk po ia uroj dhe as nuk kam dëshirë, por në situatën në të cilën ndodhet LDK-ja, është shumë problem të insistojë”, ka thënë Gashi. Ai ka vlerësuar se këmbëngulja për postin e presidentit mund ta vështirësojë arritjen e një marrëveshjeje politike për formimin e institucioneve të reja.

Burimi: Telegrafi