Vozinha e merr lejen nga Kili për ta mbajtur pseudonimin në fanellë

0%

Telenovela për emrin në fanellë ka marrë fund. Portieri i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha, do të mundë të vazhdojë të luajë me pseudonimin e tij të famshëm edhe te Colo Colo, pasi Federata Kiliane e Futbollit (ANFP) e ka bërë një përjashtim të veçantë nga rregullorja. Rregullat e kampionatit kilian parashikojnë që futbollistët ta mbajnë mbiemrin në fanellë dhe jo pseudonime.

Megjithatë, popullariteti i jashtëzakonshëm që Vozinha e fitoi gjatë Kupës së Botës 2026 bëri që drejtuesit e Colo Colos ta kërkonin një leje të posaçme. Kërkesa u pranua dhe portieri 40-vjeçar do të vazhdojë ta mbajë në shpinë emrin “Vozinha”, me të cilin është bërë i njohur në mbarë botën.

Vendimi pritet të ketë ndikim edhe në aspektin komercial, pasi klubi synon të përfitojë nga popullariteti i madh i portierit dhe shitja e fanellave me emrin e tij. Vozinha u bë një nga figurat më të dashura të Botërorit 2026 falë paraqitjeve fantastike me Kepin e Gjelbër, duke e tërhequr vëmendjen e tifozëve në mbarë globin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas përfundimit të turneut, ai nënshkroi me gjigantin kilian Colo Colo me një kontratë gjashtëmujore dhe opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Burimi: Bota Sot