Lushaku-Sadriu: Kërkesa e jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së

0%

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se kërkesa e partisë së saj në negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje është që posti i presidentit t’i takojë LDK-së. Lushaku-Sadriu i bëri këto deklarata para mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“LDK-ja gjithmonë ka thënë se institucionet kryesore të kenë balancë. Edhe në këtë kuptim, kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së dhe pushteti të ndahet në mënyrë proporcionale”, ka thënë Lushaku-Sadriu. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com