Vinicius i shtang të gjithë me vendimin e tij

0%

Sulmuesi brazilian Vinicius ka qenë në qendër të diskutimeve në këtë periudhë pasi po diskutohet për të ardhmen e tij. AI është në vitin e fundit të kontratës dhe për momentin nuk ka një akord me Real Madrid për zgjatjen e marrëveshjes, Nga ana tjetër, ka në tavolinë një ofertë shumë interesante të Arsenalit që është gati ta bëjë atë liderin e ri të sulmit të kësaj skuadre.

Ndërsa bisedimet me të dy palët vazhdojnë, sulmuesi brazilian i ka shtangur sot të gjithë me një vendim që ka marrë. Në mënyrë të papritur, ai ka fshirë të gjitha postimet e tij në rrjetet sociale ku ndiqet nga dhjetëra milionë tifozë.

Ky ka qenë një vendim i papritur për futbollistët i cili duket qartësisht që është në një moment delikat të karrierës së tij dhe duhet të vendosë se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot