Mesfushori kroat Luka Modriç ka vlerësuar transferimin e Gonçalo Ramosit, duke shprehur besimin se sulmuesi portugez do të ketë sukses në aventurën e tij të re. “Më pëlqente te PSG dhe është një sulmues i shkëlqyer. Shpresoj që ta vazhdojë momentumin pozitiv” , u shpreh Modriç . Veterani kroat kujtoi edhe një episod të hidhur që lidhet me Ramosin, duke e komentuar me humor.
“Së fundmi pata një përvojë jo të mirë me të, pasi ai shënoi golin që eliminoi Kroacinë nga Kupa e Botës ”, tha Modriç me një buzëqeshje.
