​Analisti Blakaj kritikon prokurorinë pse nuk i trajtoj krimet e

0%

Analisti për çështje politike Korab Blakaj ka kritikuar Prokurorinë e Kosovës për, siç ka thënë ai, dështimin në hetimin e krimeve të luftës, duke vlerësuar se mosveprimi i saj ka cenuar sigurinë kombëtare dhe besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Në një postim në Facebook, Blakaj ka shkruar se një prokurori që nuk i ndjek krimet e luftës “dështoi ndaj viktimave, dështoi ndaj vetë shtetit dhe u kthye në rrezik për vetë shtetin”.

Sipas tij, krimet e luftës nuk janë vepra të zakonshme penale, por përfaqësojnë sulmin më të rëndë ndaj një kombi, ndërsa mosndëshkimi i tyre, përveç mungesës së drejtësisë, përbën edhe cenim të sigurisë kombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Blakaj ka vlerësuar se prokuroria ka rol kyç në shndërrimin e informacioneve dhe provave në përgjegjësi penale, duke shtuar se mosfunksionimi i kësaj hallke ka dobësuar efektivitetin e të gjithë sistemit shtetëror.

Ai ka shprehur shqetësim edhe për, siç është shprehur, mungesën e koordinimit ndërmjet prokurorisë dhe institucioneve të sigurisë, si dhe për atë që e ka cilësuar përqendrim të energjisë së prokurorisë në përplasje me institucionet e zgjedhura, në vend të ndjekjes së krimeve që prekin interesin kombëtar.

Sipas Blakajt, mosveprimi në hetimin e krimeve të luftës ka dëmtuar besimin e qytetarëve te shteti, ka dekurajuar dëshmitarët dhe ka krijuar perceptimin se drejtësia zbatohet në mënyrë selektive. Në këtë reagim, ai kritikon edhe një pjesë të mediave, duke pretenduar se kanë hequr dorë nga roli kritik dhe nuk kanë kërkuar llogari për mungesën e rezultateve në hetimin e krimeve të luftës.

Blakaj paralajmëron se vazhdimi i degradimit institucional dhe pandëshkueshmërisë mund të zbehë besimin e qytetarëve se sistemi mund të reformohet përmes mekanizmave institucionalë.

Burimi: Bota Sot