Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim për grabitësin që dyshohet se i

0%

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Silver Mersulës, i cili dyshohet për veprën penale të grabitjes. Sipas Prokurorisë Themelore në Gjakovë , Silver Mersula 24 vjeçar dyshohet se, nën kërcënimin e një thike dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, i ka marrë viktimës 50 euro.

Tutje, sipas dosjes së rastit, kur i dëmtuari ka tentuar të largohej, i dyshuari dyshohet se e ka kapur për qafe dhe e ka ndjekur, por është penguar nga një dëshmitare.

Para se të largohej nga vendi i ngjarjes, ai dyshohet se e ka kanosur sërish viktimën me fjalët: “Ti ke me e pagu shtrejt këtë; ja ti, ja unë, gjallë nuk ki me kon.” Pas raportimit të rastit në Polici, Silver Mersula është arrestuar nga zyrtarët policorë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për grabitjen që ndodhi më 2 gusht në Gjakovë, ku një person dyshohej se, nën kërcënimin e një thike, i kishte marrë 50 euro një qytetari dhe më pas e kishte kanosur me vdekje. Gjykata bëri të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.

Me vendimin e gjykatës, Silver Mersula do të mbahet në paraburgim për një muaj, periudhë që llogaritet nga data e arrestimit, më .

Ekskluzive | Grabitje te dera e banesës në Gjakovë – kushëriri ia vuri thikën në bark dhe ia mori 50 euro “Gjallë nuk ki me kon” – Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që grabiti një 24-vjeçar nën kërcënimin e thikës në Gjakovë Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com