Kombëtarja e Kosovës U19, pas tri ditësh pune intensive ka përmbyllur kampin treditor me një ndeshje kontrolluese në Kampin Nacional të FFK-së. Ky kamp i ka shërbyer përzgjedhësit Albert Bunjaku dhe stafit teknik për të vlerësuar nga afër futbollistët në prag të kualifikimeve të Kampionatit Evropian.
Ndërkohë, nga afër e ndoqën ndeshjen presidenti i FFK-së Agim Ademi, anëtarët e KE-së Ismajl Ajeti, Enver Muzliukaj e Samir Ujkani, si dhe drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti.
Kombëtarja e Kosovës U19 zhvilloi grumbullimin treditor në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian që do të zhvillohen në nëntor në Gllasgou të Skocisë, ku do të garojë në Grupin A2 të fazës kualifikuese, më 11, 14 dhe 17 nëntor do të përballet me Belgjikën, Skocinë dhe Kazakistanin.
