Kampioni skocez Celtic njoftoi me një deklaratë të shkurtër se trajneri Martin O’Neill iu nënshtrua një operacioni urgjent të mërkurën. Klubi nuk dha detaje të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore ose llojin e ndërhyrjes kirurgjikale, por pritet që ai të dalë nga spitali brenda një ose dy ditësh.
“Në mënyrë që të sqarojmë spekulimet, mund të konfirmojmë se Martin O’Neill iu nënshtrua një operacioni të vogël në spital. Presim që ai të lejohet të kthehet në shtëpi brenda një ose dy ditësh.
Në emër të Martinit, falënderojmë tifozët për urimet e tyre për shërim të shpejtë”, t huhet në njoftimin e klubit. 74-vjeçari u emërua trajner i Celtic-it në qershor, pasi kishte drejtuar skuadrën në dy periudha si trajner i përkohshëm. Sezonin e kaluar ai e udhëhoqi ekipin drejt fitimit të kampionatit skocez dhe Kupës së Skocisë.
