Pas takimit me Kurtin, flet Abdixhiku: Me 18 deputetët e LDK-së…

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një fotografi me 18 deputetët e LDK-së, pas formimit të grupit parlamentar, duke u uruar atyre sukses në mandatin e ri. Abdixhiku ka shkruar se deputetët e partisë do të jenë pjesë e një “përcaktimi të rrugëtimit të përbashkët përpara”, duke vënë theksin në angazhimin e tyre institucional.

“Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara. Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje” , ka shkruar Abdixhiku. Ky mesazh vjen në një kohë kur LDK po hyn në një fazë të re politike pas zgjedhjeve, me fokus në organizimin e brendshëm dhe rolin që do të ketë në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë: Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara. Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot