Abdixhiku me 18 deputetët e LDK-së përcaktojnë rrugëtimin e

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se është takuar me 18 deputetët e partisë, me të cilët kanë diskutuar për përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët politik në periudhën e ardhshme.

Përmes një postimi, Abdixhiku u ka uruar deputetëve fat dhe shëndet në angazhimin e tyre institucional, duke theksuar se ata do të jenë në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. “Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara. Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje”, ka shkruar Abdixhiku.

Ky mesazh vjen në kuadër të përgatitjeve të LDK-së për angazhimet e ardhshme politike dhe parlamentare. Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka paraparë për nesër seancën konstituieve, ku do të zgjidhet kryetar, nënkryetarja dhe organet tjera.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi